Haaland dëmtohet te dera e autobusit

- Bota Sot

Haaland dëmtohet te dera e autobusit

Një incident i vogël për Erling Haaland. Teksa norvegjezi po zbriste nga autobusi i ekipit kombëtar për t’u drejtuar në hotelin e ekipit në Oslo, dera e bagazhit u hap në të njëjtin moment.

Si rezultat, dera goditi sulmuesin dhe i çau buzën, e cila filloi të rrjedhë gjak.

Haaland u trajtua nga stafi mjekësor dhe mori tre qepje.

Sulmuesi i Sitit, madje bëri shaka për këtë në llogarinë e tij në Snapchat.

“Tashmë, dukem mjaft mirë kështu…”. Kujtojmë që Norvegjia e tij do të përballet me Moldavinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të martën në mbrëmje.

e ekipit të Erling Haaland janë në krye të Grupit I, me katër fitore të arritura, në katër ndeshje të zhvilluara,



Read it all at Bota Sot