Favoritë janë Juventusi dhe Napoli

- Bota Sot

Favoritë janë Juventusi dhe Napoli

Giuseppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit, ka qasje ndryshe për garën e këtij sezoni në Serie A: “Besoj se për titullin, më përpara janë Juventusi dhe Napoli, ndërsa Roma, Interi e Milani vijnë pak më poshtë.

Pastaj, parashikimet janë bërë për t’u rrëzuar, por unë këtë panoramë bëj për garën e këtij kampionati”.

Duke folur për klubet italiane në Europë, ai është treguar i rezervuar, duke sjellë si shembull Interin: “Me Inzaghin, zikaltërit kanë luajtur dy finale Champions-i në 3 vite, por kishin bërë edhe njëlloj rrugëtimi të caktuar për të mbërritur deri aty.

Nuk di të them cili do të jetë rrugëtimi i ekipeve italiane në Europë.

Mund të kemi ndonjë surprizë, por nëse duhet të jem racional, ekipet europiane kanë diçka më shumë se ato italiane”.



Read it all at Bota Sot