Mediumi boshnjak çudit për Kosovën

- Bota Sot

Mediumi boshnjak çudit për Kosovën

Fitorja e Kosovës me rezultat 2:0 ndaj Suedisë, ka bërë bujë në Kontinentin e Vjetër. 

Fitore spektakolare ndaj Suedisë që nga bastet hiqet si superfavorite. 

Fitore që shton dukshëm gjasa për kualifikim.

Kosova renditet në vend të dytë me 3 pikë në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll, ka tre më pak se lideri Zvicra dhe dy më shumë se Suedia e Sllovenia. 

Media boshnjake “sportsport” çudit me një shkrim për kombëtaren e Kosovës.  

“Kosova kurorëzohet si "kampione bote" pas një fitoreje shokuese ndaj Suedisë!”, - është titulli i mediumit boshnjak me autor Esmer Oshtrakoviq.

“Ekipi kombëtar i futbollit të Kosovës është kurorëzuar kampione bote jozyrtare pas një fitoreje shokuese ndaj Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Çfarë është Kupa e Botës Jozyrtare?

Është një titull që nuk njihet zyrtarisht nga FIFA dhe fitohet në bazë të "ekipit që mposht ekipin".

Ai përdor një sistem eliminimi të ngjashëm me atë të boksit profesional dhe kurorëzon një kampion linear bazuar në rezultate që datojnë dekada më parë.

Ideja për titullin fillimisht erdhi nga një shaka e tifozëve skocezë se ata ishin kampionët e rinj të botës pasi i shkaktuan humbjen e parë Anglisë që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 1966 në tokën e tyre.

Kupa e Botës Jozyrtare e Futbollit (UFËC) u krijua më vonë, në vitin 2002, dhe ka ndjekur çdo rezultat që nga fitorja e famshme e Skocisë ndaj Anglisë, duke mbajtur gjurmët e kampionëve linearë të botës.

Suedia e mbajti titullin vetëm për tre muaj, duke e humbur atë ndaj Algjerisë, e cila e kishte mbajtur titullin për shtatë muaj.

Skocia është kampionia lineare më e suksesshme, duke fituar 86 ndeshje të UFËC, me Anglinë e dytë me 73 tituj.

Argjentina ka 72 fitore, Holanda 58, Italia 45, e ndjekur nga Rusia me 41, Brazili me 38 dhe Franca me 33”, shkruan media boshnjake.



Read it all at Bota Sot