Di Maria nuk ka dyshime

- Bota Sot

Di Maria nuk ka dyshime

Angel Di Maria, edhe pse ka vendosur të mos luajë më me Argjentinën, pas fitores së “Copa América” 2024, mbetet një figurë ikonike.

Për “TyC Sports” u shpreh: “E ndjeva që ishte momenti të tërhiqesha. Djemtë e rinj ishin gati të vazhdonin vetëm.

Po vjen një gjeneratë e re si Nico Paz, Garnacho, Mastantuono, Thiaguito (Almada)… E ndjeja se kishin nevojë të fitonin eksperiencë, për të mbërritur në Botëror në mënyrën më të mirë”.

Për Kupën e Botës 2026 është i bindur: “Argjentina është gjithmonë favorite. Ky është realiteti, që e imponon fanella bardhekaltër”. Më pas nuk kurseu humorin: “Gjithçka që shihni, fitoret dhe vazhdimësinë…, ka vetëm një autor, që është Scaloni me stafin e tij. Është ai që ta fut gishtin në bythë (shprehje figurative), për të qenë 100%. Nëse nuk të sheh se je gati, të heq nga formacioni. Duhet t’i bëjmë një kontratë të përjetshme”.

Për lamtumirën e Messit: “Leo nuk është tërhequr ende.

Kjo ishte ndeshja e tij e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, por ende ka një Botëror përpara dhe me siguri do të ketë edhe një ndeshje pas kësaj. Për mua, KY NUK ËSHTË LARGIM, prandaj nuk shkova në ndeshje. Kam folur me të, jam i lumtur që ka ende shumë për të dhënë”.



Read it all at Bota Sot