Shqipëria merr lajmin e keq para Letonis, mungon ylli i sulmit

- Bota Sot

Shqipëria merr lajmin e keq para Letonis, mungon ylli i sulmit

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni me shumë gjasa nuk do ketë mundësi të jap kontributin e tij përgjatë ndeshjes së mbremjes me Letonin. Kjo për shkakun e problemeve fizike.

U mendua fillimisht do kishte disa minuta në miqësoren me Gjibraltar, por nuk ndodhi kështu.

Trajneri Sylvinho nuk dëshiron të rrezikojë me një përshkallëzim të lëndimit. Kjo mungesë nënkupton se do kemi një “armë” më pak karshi letonezëve.

Dilema më e madhe para këtij dueli për Sylvinhon e gjen qasjen te sulmi, nëse do luaj me 1 sulmues të mirëfilltë apo 2 të tillë. Broja, Manaj dhe Daku janë “9” të deklaruar..



Read it all at Bota Sot