Vedat Muriqi pranë rikthimit në Turqi

- Bota Sot

Vedat Muriqi pranë rikthimit në Turqi

Sulmuesi Vedat Muriqi mund të bëjë rikthimin në futbollin turk.

Sipas mediave atje, Galatasaray po e sheh si opsion real sulmuesin nga Prizreni, pas lëndimit të fundit të Victor Osimhenit në grumbullim me Nigerinë.

Kjo do të ishte një rikthim ideal për Muriqin, i cili formën e tij më të mirë e kaloi atje te rivali i përjetshëm i Galatasarayt, Fenerbahçe ku shkëlqeu në sezonin 2019-2020.

Muriqi aktualisht është pjesë e Mallorcas, ku numëron gjithsej 120 paraqitje dhe ka shënuar 36 gola dhe 11 asistime.



Read it all at Bota Sot