Elvis Rexhbeçaj: Krenaria jonë më e fortë se urrejtja e gojëligëve

- Bota Sot

Elvis Rexhbeçaj: Krenaria jonë më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, pas fitores së mbrëshme ndaj Suedisë.

27-vjeçari madje ishte në listën e golashënuesve të ndeshjes, që përfundoi 2-0 në të mirë të “Dardanëve”.

Ai e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 26-të të takimit.

Në “Instagram” ai ‘shpërtheu’ duke thënë se “krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve”.

“Mbrëmë triumfuam! Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend.

Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve.

Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore! Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip!”, shkroi ai.

Rexhbeçaj deri më tani i ka 11 paraqitje me kombëtaren e Kosovës në të gjitha garat, duke përfshirë edhe miqësoret.

Ai ka shënuar dy gola gjatë këtyre ndeshjeve.



Read it all at Bota Sot