Protagonisti absolut për skuadrën italiane ishte sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kin i cili realizoi dy gola.
Në fund ai shprehu edhe emocionet për një ndeshje tepër të lufutar, që pa axurrët të triumfonin vetëm në fund.“Ishte një ndeshje emocionuese, kjo është bukuria e futbollit. Të luash përpara me Retegin është kënaqësi, kemi mirëkuptim dhe kjo është gjë pozitive.
Goli i barazimit 2-2? Ishte e rëndësishme të besoja, duhej ta ndiqja topin e Retegit deri në fund dhe ta godisja siç duhet.
Në futboll mund të presësh gjithçka, në këto ndeshje është e rëndësishme të besosh deri në fund.
Të luash pa tifozë është e çuditshme, por dhamë gjithçka për ata që na ndiqnin nga shtëpia. Kualifikimi? Ne besojmë, jemi një skuadër shumë e mirë dhe mund të arrijmë shumë”.