Shqipëri-Letoni, tifozët kuqezinj mbushin plot stadiumin “Air Albania”

- Bota Sot

Shqipëri-Letoni, tifozët kuqezinj mbushin plot stadiumin “Air Albania”

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë, në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje jetike për fatet e saj në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës “USA-Meksikë-Kanada 2026”.

Stadiumi sot pritet të jetë i mbushur plot me tifozë kuq e zinj, pasi federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e disponueshme për ndeshjen Shqipëri – Letoni janë shitur.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë, dy më pak se Serbia që është e dyta me 7 pikë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur. Anglia kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Letonia është vetëm një pikë pas nesh, me 4 pikë.

Përballja e sotme është vendimtare për skuadrën e drejtuar nga Sylvinhos, që ka si objektiv vetëm fitoren në mënyrë që të vazhdojë të shpresojë për një kualifikim në Botërorin e 2026-ës.

Në ndeshjen tjetër të grupit K, Serbia pret Anglinë në një përballje të vështirë në Beograd, dhe çdo hap fals i serbëve i hap rrugën Shqipërisë për t’u ngjitur në vendin e dytë nëse arrin të marrë maksimumin kundër Letonisë.

Shqipëria dhe Letonia janë përballur 6 herë në histori dhe të gjitha takimet kanë përfunduar në barazim. Dueli i fundit, më 10 qershor 2025 në Riga, përfundoi 1-1, duke lënë shumë vend për reflektim për stafin kuqezi. Në total, të dyja skuadrat kanë shënuar dhe pësuar nga 7 gola ndaj njëra-tjetrës, një baraspeshë që Kombëtarja jonë duhet patjetër ta prishë në këtë mbrëmje.

Ndeshja do të gjykohet nga një treshe polake me Damian Sylwestrzak si arbitër kryesor, i ndihmuar nga Pawel Sokolnicki dhe Adam Karasewicz, ndërsa në sistemin VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec.



Read it all at Bota Sot