De Bruyne flet për dallimin mes futbollit italian dhe atij anglez

- Bota Sot

De Bruyne flet për dallimin mes futbollit italian dhe atij anglez

Kevin De Bruyne së fundmi ka folur për dallimin në mes intenzitetit të futbollit italian dhe atij anglez. 

Superylli belg pas dy takimeve të luajtura me fanellën e Napolit ka potencuar që futbolli në Serie A është më i ngadaltë dhe më taktik, krahasuar me futbollin në Premier League ku veçohet intensiteti i lartë. 

Ai po ashtu ka thënë që ka luajtur në karrierë në disa klube dhe që është mësuar të përshtatet me stilet e ndryshme të lojës. 

De Bruyne u shpreh i emocionuar që do të përballet me Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku për pak ditë ai do të rikthehet në Etihad, kësaj radhe si kundërshtar.



Read it all at Bota Sot