Jurgen Klinsman zgjedh më të mirin mes Lautaros dhe Alvarezit

- Bota Sot

Jurgen Klinsman zgjedh më të mirin mes Lautaros dhe Alvarezit

Ish-sulmuesi gjerman Jurgen Klinsman, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1990 kundër Argjentinës dhe Italisë, ka zgjedhur të preferuarin e tij midis Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez, aktualisht numrat nëntë kyç për “Albiceleste” të Lionel Skalonit.

“Më pëlqen të shikoj dhe analizoj sulmuesit sepse kam luajtur në atë pozicion. Herri Kejn ka stilin e tij, Lautaro ka stilin e tij dhe Julian ka të tijin.

Pata fatin të shihja shumë prej tyre në Kupën e Botës për Klube dhe më pëlqeu të shikoja lëvizjet e tyre, mënyrën se si i përkushtohen ekipeve të tyre dhe, sigurisht, se si përpiqen të bëjnë diferencën duke shënuar gola. Ata duan të shënojnë në çdo ndeshje. 

Kjo është gjithashtu ajo që i bën Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon kaq të veçantë: ata kanë një uri të jashtëzakonshme dhe nuk lodhen kurrë së shënuari gola.”

Në fund të fundit, ai zgjodhi vetëm një nga dy sulmuesit e ekipit kombëtar fitues të Kupës së Botës: “Ata luajnë në liga të ndryshme dhe mendoj se po bëjnë shumë mirë. Natyrisht, unë jam një tifoz i Lautaros sepse ai luajn për ish-ekipin tim (Interin midis viteve 1989 dhe 1992), dhe unë do ta zgjedh atë.



Read it all at Bota Sot