Bashkimi fiton Pobedën

- Bota Sot

Bashkimi fiton Pobedën

Skuadra e Bashkimit ka triumfiuar ndaj Pobedës së Prilepit me rezultat 4:0 dhe është kualifikuar në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Golat që e eliminuan Pobedën nga kjo garë i shënuan Hazhiq, Memeti, Mislimi dhe Avornijo. 

Ky ishte dueli i vetëm në program në ditën e sotme, teksa e mërkura do të sjell tri ndeshje tjera.

Shkëndija e Tetovës do të luaj me Jeni Malen në kuadër të këtij kompeticioni, teksa Shkupi do të jetë mysafirë i Kozhufit.

Gjithashtu nesër do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Tikveshit. Të gjitha këto sfida janë programuar të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:30.



Read it all at Bota Sot