Kombëtarja e Kosovës bëri paraqitje të mirë në përballje me Spanjën U-21 por nuk doli me pikë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2027.
Kosova U-21 e selektorit Afrim Tovërlanit nuk pati të paktën fat që të merr një pikë ndaj “Furisë së Kuqe”.
Për Dardanët shënoi Arianit Hasani në minutën e 22-të dhe për udhëtuesit Roca (11’), Bravo (70’) e Nino (90+5’).
Spanja shwnoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Kosovws.
Djelmoshat tanë treguan lojë të mirë ndaj superfuqisë së futbollit por kur nuk e do që të ndalin të paktën një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas xhiros së dytë Spanja U-21 është në vend të dytë me 6 pikë dhe Kosova në pozitën e katërt me 1 pikë.