Nedim Bajrami: Ndihem më mirë mbas sulmuesit

- Bota Sot

Nedim Bajrami: Ndihem më mirë mbas sulmuesit

Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për 3 pikët e marra në duelin ndaj Letonisë.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti shqiptar deklaroi:  

“Nuk kam luajtur shumë në kohët e fundit, për Kombëtaren jam gjithmonë gati.

Ky është shansi im, e rëndësishme është që morëm 3 pikët.  

Ndeshjen e fundit e bëmë analizën e mirë. E filluam ndeshjen me agresivitet, e filluam ndeshjen, jemi shumë të lumtur.  

Rëndësi ka që të kthehemi të gjithë nëpër klube, ndaj Serbisë kemi një ndeshje të madhe, duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikë. 

Ndihem më mirë mbas sulmuesit, por kur më jepet shansi luaj edhe në krah. Rëndësi ka në Kombëtare, të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë rrugën tonë”, u shpreh Bajrami.



Read it all at Bota Sot