Mbrëmje makthi për Argjentinën dhe Brazilin, në të gjitha sfidat kualifikuese të Botërorit prodhohen 12 gola

- Bota Sot

Mbrëmje makthi për Argjentinën dhe Brazilin, në të gjitha sfidat kualifikuese të Botërorit prodhohen 12 gola

Dhjetë kombëtare të Amerikës së Jugut zbritën në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Ekuadori ka mposhtur Argjentinën me shifrat 1-0, me golin e realizuar me penallti nga Valencia. Të dyja kombëtaret ngelën me 10 lojtarë, pasi Kaisedo dhe Otamendi dolën me të kuq.

Edhe Brazili u mposht në transfertën e Bolivisë me po të njëjtën rezultat. Goli i vetëm u realizua nga Migelito me penallti.

Kolumbia triumfoi në transfertën me Venezuelën me shifrat e thella 6-3 ndërsa Peruja u mund nga Paraguaj me 1 gol. Dueli mes Kilit dhe Uruguajit nuk prodhoi gola.



Read it all at Bota Sot