Arrestohet serbi në Jarinje, paraqiti dokumentet e falsifikuara

- Bota Sot

Arrestohet serbi në Jarinje, paraqiti dokumentet e falsifikuara

Një shtetas i Serbisë u arrestua dje në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Sipas policisë, i dyshuari prezantoi letërnjoftim dhe patent shofer që dyshohet të jenë të falsifikuara

“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës” bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”.



Read it all at Bota Sot