Ancelotti pëson humbjen e parë si trajner i Brazilit

- Bota Sot

Ancelotti pëson humbjen e parë si trajner i Brazilit

Bolivia ka mposhtur Brazilin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Goli i vetëm u shënua nga Miguelito në fund të pjesës së parë, duke i shkaktuar Carlo Ancelottit humbjen e parë si trajner i Seleção-s pas katër ndeshjesh.

Ndeshja, e zhvilluar në mbi 4,000 metra lartësi në La Paz, u shoqërua me tensione dhe akuza për kaos në organizim. Presidenti i Federatës Braziliane, Samir Xaud, u shpreh i zemëruar: “Luajtëm kundër 14 lojtarëve, me polici, gjyqtarë dhe ndërhyrje të tjera që e kthyen ndeshjen në një turp”.

Ancelotti, nga ana tjetër, tha se ishte një përballje e vështirë në aspektin fizik e teknik, duke e përshkruar si “një lloj tjetër futbolli”.

Me këtë fitore, Bolivia siguroi vendin në play-off-in ndërkontinental për një biletë në Botërorin 2026, ndërsa Brazili është tashmë i kualifikuar për turneun që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.



Read it all at Bota Sot