Kylian Mbappe u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen kundër Islandës mbrëmë (gol dhe asist) për të siguruar fitoren e Francës.
Ai foli hapur për gazetën franceze L’Équipe, duke shqyrtuar, ndër të tjera, mbërritjen e tij te Real Madridi dhe të kaluarën e tij te PSG. “A kam të drejtë të dështoj?
Jo.
Por kjo është edhe arsyeja pse njerëzit të respektojnë kaq shumë. Sepse i pranon të gjitha këto, je elastik dhe gjithmonë dëshiron të fitosh”, tha ai.
“Nuk kam dashur kurrë ta pranoj dështimin, kështu që nuk më shqetëson të kritikohem për të. Jam shumë kërkues ndaj vetes, më shumë se shumica e njerëzve, kështu që e marr filozofikisht.”
“A mund të shkatërrojnë paratë gjithçka? Po, mundet. Sa më shumë para të kesh, aq më shumë probleme ke. Ka njerëz që nuk e shohin se jeta jote po ndryshon, ata duan të ruajnë imazhin e kohës kur ishe fëmijë, kur ishe me ta… Por ti nuk je më i njëjti. Ke përgjegjësi, angazhime, një punë dhe llogari për të paguar.
Nëse dikush të shoqëron gjatë këtij udhëtimi, është një histori e bukur. Është mirë të rritesh, të arrish majën, me të njëjtën familje dhe një themel besimi. Por ndonjëherë nuk funksionon dhe duhet të kesh guximin ta thuash këtë “, deklaroi ai