Keane për shkarkimin e Nunos: Asnjë befasi te Nottingham Forest

- Bota Sot

Keane për shkarkimin e Nunos: Asnjë befasi te Nottingham Forest

Legjenda e Nottingham Forest, Roy Keane, ka reaguar pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo.

Ai thotë se nuk ka aspak simpati për trajnerët që marrin drejtimin e Nottingham Forest.

Nuno u shkarkua të martën në mëngjes dhe menjëherë u zëvendësua nga ish-trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou.

“Jo i befasuar. Pse duhet të habitemi me atë që ndodh te Nottingham Forest?

Të gjithë e dimë si është pronari atje, nuk ka surpriza.

Nuk kam asnjë simpati për asnjë trajner që shkon te Nottingham Forest.

Do jesh gjithmonë nën presion me atë pronar, kështu që aspak nuk u surprizova kur e larguan. Është e vështirë”, ka thënë Keane.



Read it all at Bota Sot