Mposhtet me 11:1, nuk kërkon falje selektori e aq më keq edhe qeshet!

- Bota Sot

Mposhtet me 11:1, nuk kërkon falje selektori e aq më keq edhe qeshet!

Norvegjia ia bëri jetën ferr Moldavisë duke e deklasuar me rezultat 11:1 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Norvegjia tani i është afruar rekordit të kualifikimeve për Kupën e Botës në Evropë, por rekordi i Gjermanisë mbetet ende. Gjermania Perëndimore mundi Qipron 12:0 në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në vitin 1970.

Grekët i mundën hungarezët 11:1 në vitin 1938, ndërsa Maqedonia mundi Lihtenshtajnin me të njëjtin rezultat në vitin 1996.

Moldavia është në shok, kombi është i zemëruar që nuk pati kërkim falje, ndërsa selektori Sergej Kleshchenko madje qeshi në konferencën për shtyp.

"Është turp për ne. Nuk kam shumë më tepër për të thënë," u tha ai gazetarëve pas ndeshjes.

Kjo është humbja e dytë më e rëndë e moldavëve pas humbjes ndaj Danimarkës 8:0 në vitin 1991.

Mediat moldave besojnë se selektori duhej të kërkonte falje hapur, dhe ata besojnë se është koha që ai të japë dorëheqjen pas turpit të paparë.

Pas kësaj humbjeje, Moldavia bëhet skuadra më e dobët në Evropë në këto kualifikuese me 0 pikë, dhe diferenca e golave është një makth, vetëm 3 gola të shënuar dhe 25 të pësuar.



Read it all at Bota Sot