Jo vetëm thirrje kundër Kosovës, tifozët serbë u përleshën mes veti për Vuçiqin

- Bota Sot

Jo vetëm thirrje kundër Kosovës, tifozët serbë u përleshën mes veti për Vuçiqin

Fitorja 5:0 e Anglisë ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026 u errësua nga tensionet në tribuna.

Ndërsa lojtarët vazhdonin ndeshjen në fushë, në shkallët e stadiumit shpërtheu një rrahje e dhunshme mes vetë tifozëve serbë.

Pra, nuk mjaftuan vetëm koret kundër Kosovës, “targetit” të përhershëm.

Gjithçka nisi kur një pjesë e tifozëve nisi të këndonte kore kundër presidentit Aleksandar Vuçiq, çka shkaktoi reagimin e ashpër të një grupi tjetër në tribunë.

Sherri u përshkallëzua shpejt, me goditje e përplasje edhe para fëmijëve të pranishëm, duke krijuar skena kaotike.

Policia me paisje anti-revoltë ndërhyri menjëherë për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe evakuuar familjet me fëmijë. Incidentet zgjatën disa minuta, por më pas u rivendos qetësia. 

Ky episod reflekton tensionin e madh politik që po kalon Serbia në ditët e fundit, ku protestat e brendshme po ndikojnë edhe mjedisin sportiv.



Read it all at Bota Sot