Gjermania e cilëson “incident shumë serioz” shkeljen e hapësirës polake nga Rusia

- Bota Sot

Gjermania e cilëson “incident shumë serioz” shkeljen e hapësirës polake nga Rusia

Qeveria gjermane tha se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë është një “incident shumë, shumë serioz”.

Autoritetet gjermane janë në kontakt me homologët në Poloni, tha zëdhënësi i Qeverisë në Berlin, Sebastian Hille.

Kjo ngjarje “tregoi edhe një herë se me çfarë lloj kërcënimi po përballemi dhe sa shumë Rusia po na teston”, tha Hille.

Ai tha se është e kuptueshme kërkesa e Polonisë për të aktivizuar nenin 4 të traktatit të NATO-s.

“Sipas nesh, kjo është plotësisht e justifikueshme dhe vë në pah se sa seriozisht ne si aleatë duhet ta marrim këtë incident”.

Ndërkaq, në një konferencë për media në Berlin ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se Rusia ka ndërmarrë një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

“Pas tre vjetësh luftë në Ukrainë, Moska ende nuk është e gatshme që seriozisht të negociojë. Është e kundërta. Kremlini dëshiron ta nënshtrojë Ukrainën me çdo mjet të mundshëm. Ne duhet dhe do të hapim një përgjigje të qartë për këtë”, theksoi kryediplomati gjerman./REL



Read it all at Bota Sot