Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pritur sot në Tiranë presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin.
Ai cili ndodhet në kryeqytetin shqiptar me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Duka e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi të vlerësimit që UEFA i bën vendit tonë.
“Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin”, shkroi kreu i FSHF-së në një postim në rrjete sociale.