Tudor mendon për Openda në “derbin e Italisë”

- Bota Sot

Tudor mendon për Openda në “derbin e Italisë”

Probleme për Juventusin në prag të duelit kundër Interit. Francisko Konseisao ka pësuar lodhje muskulore pas angazhimit me kombëtaren dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera, por shanset për ta parë në fushë të shtunën duken minimale.

Situata detyron Igor Tudor të kërkojë alternativa për sektorin ofensiv.

Një opsion është rikthimi në skemën 3-4-2- 1, me Kopmeiners ose MekKeni në rolin e mbështetësit pranë Jilldizit, pas Xhonatan Dejvid. Ndërkohë, Zhegrova mbetet jashtë planeve për një ndeshje të tillë, pasi nuk ka minuta në këmbë që nga dhjetori 2024.

Me shumë gjasa, trajneri mund të zgjedhë një 3-4-1-2 me Jilldiz pas dy sulmuesve. Kjo do t’i jepte Juventusit mundësinë të formonte një dyshe të re me Dejvid dhe Openda, i cili ende nuk ka debutuar. Vlahoviç shihet si alternativë e pastër për majën e sulmit, por ideja për të surprizuar Interin me kombinimin Dejvid-Openda fiton terren.



Read it all at Bota Sot