Lautaro: Ta mbajmë Argjentinën në krye

- Bota Sot

Lautaro: Ta mbajmë Argjentinën në krye

Pas humbjes pa pasoja ndaj Ekuadorit, që mbylli kualifikueset për Botërorin 2026, Lautaro Martínez komentoi: “Bilanci është shumë pozitiv, por jam pak i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes dhe kartonin e kuq”.

Sulmuesi i Interit iu referua daljes me të kuq të Nicolas Otamendi pak para golit të kundërshtarëve. Megjithatë, Lautaro nënvizon se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim: “Gjithmonë ka gjëra për t’u sistemuar. Në çdo stërvitje dhe ndeshje japim maksimumin për ta mbajtur Argjentinën në krye.

Përfundimi i kualifikueseve në vend të parë është shumë i rëndësishëm. Tani na presin miqësoret për t’u përgatitur sa më mirë për fazën finale të Botërorit”.

Për Otamendi: “Ai ka kaluar një periudhë të vështirë, i takon gjeneratës së mëparshme dhe tani po e shijon këtë moment të bukur. Kemi mësuar shumë nga ai dhe vazhdojmë të mësojmë”.



Read it all at Bota Sot