Villarreal – Barcelona do të zhvillohet në Miami

- Bota Sot

Villarreal – Barcelona do të zhvillohet në Miami

Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar UEFA-n se ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës, e planifikuar për muajin dhjetor dhe që përkon me javën e fundit të vitit, do të luhet në Miami, pas një vendimi të marrë nga Bordi Drejtues më 11 gusht. Ky hap përmbush një dëshirë të kahershme të La Liga-s për të zhvilluar takime jashtë Spanjës.

Fillimisht, reagimi i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe i drejtuesve të tjerë ishte refuzues. Megjithatë, pengesë ligjore nuk ekziston, pasi FIFA kishte miratuar dy vite më parë mundësinë që ndeshjet e kampionateve kombëtare të luhen edhe jashtë vendit të origjinës.

Ceferin, në një intervistë për Politico, pranoi se kjo nismë dëmton tifozët vendas, por shtoi se nuk mund të ndërmarrë hapa të tjerë kundër vendimit. Çështja do të diskutohet më 11 shtator në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në Tiranë, edhe pse nuk është në rendin zyrtar të ditës.

Sipas burimeve spanjolle, ndeshja është parashikuar të zhvillohet në stadiumin ‘Hard Rock të Miamit’. I vetmi institucion që mund ta ndalojë këtë zhvillim është Këshilli Superior i Sporteve në Spanjë, por deri tani nuk ka pasur kundërshtim të qartë.

Ndërkohë, disa klube, me Real Madridin në krye, nuk e mbështesin idenë, por marrëveshja mes Federatës dhe La Ligas duket e mjaftueshme për ta çuar përpara organizimin e kësaj ndeshjeje historike.



Read it all at Bota Sot