Kryetarja e Parlamentit serb Ana Brnabiq duhej të fliste në panelin “Serbia: Një vend kandidat strategjik në një udhëkryq kritik” në Bruksel të premten, por eventi u anulua.
Organizatori i eventit, Qendra e Politikave Evropiane (EPC), informoi gazetarët e regjistruar sot, se eventi po anulohej për shkak të "rrethanave të paparashikuara", duke mos ofruar shpjegime të mëtejshme, raporton KosovaPress.
Brnabiq duhej të ishte folësja e vetme në konferencën informuese dhe, siç deklaruan organizatorët, temat që do të diskutoheshin ishin situata politike në Serbi, zbatimi i reformave, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së dhe stabiliteti rajonal.
Mediat serbe raportuan sot se Brnabiq do të jetë në Bruksel të premten, ku do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Mezzola, drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore të Komisionit Evropian, Geert Jan Koepman dhe Emmanuel Gioffre, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.