Aventura e Blessing Eleke tek Partizani zgjati vetëm në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.
Sulmuesi 29-vjeçar nga Nigeria u largua nga “Demat e Kuq” pasi nuk fitoi besimin dhe nuk ishte në pritshmëritë e duhura.
Tashmë Eleke është prezantuar në ekipin e tij të ri.
29-vjeçari që luajti 12 ndeshje sezonin e kaluar me Partizanin, është transferuar si lojtar i lirë në elitën e Hungarisë tek Kazincbarcikai.