Zhgënjimi i parë

- Bota Sot

Zhgënjimi i parë

Pas një vere të turbullt mes polemikave dhe merkatos, Hakan Çalhanoglu nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë.

Zhgënjimi i parë erdhi ndaj Torinos, i ndjekur nga një tjetër paraqitje e dobët në ndeshjen e Turqisë kundër Spanjës, të humbur 0-6.

Mesfushori u duk i lodhur, pa ndikim dhe larg standardeve që e kanë bërë lider të Interit.

Në Milano, trajneri Kristian Kivu fillon të shqyrtojë alternativa.

Aktivizimi i Suçiç ka qenë një sinjal i qartë se asnjë rol nuk është i garantuar. Për më tepër, prania e lojtarëve si Barela, Mkhitarian, Zielinski dhe afrimi i ri Andi Diouf ofrojnë mundësi të tjera në mesfushë.

Edhe pse mbetet një element me peshë, Çalhanoglu duhet të reagojë shpejt për të mos rrezikuar vendin në formacion.

Në prag të sfidave të mëdha, Interi nuk mund të përballojë një kapiten të munguar në mes të fushës.



Read it all at Bota Sot