Kampioni i botës i vitit 2018 i jep fund karrierës së tij

- Bota Sot

Kampioni i botës i vitit 2018 i jep fund karrierës së tij

Portieri francez, Steve Mandanda, ka vendosur të varë dorezat në moshën 40-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai për “L’Équipe”, duke i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

Mandanda ishte pjesë e ekipit të Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 në Rusi dhe gjithashtu mori pjesë në Botërorin e Katarit 2022. Megjithatë, ai mbeti në hije të kapitenit Hugo Lloris, duke luajtur vetëm në ndeshjet më pak vendimtare të fazës së grupeve.

I lindur në Kinshasa, Mandanda e lidhi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Olympique Marseille, ndërsa sezonet e fundit i kaloi te Stade Rennes. Pasi kontrata me klubin breton përfundoi këtë verë, ai mbeti pa skuadër dhe tani ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv.

Gjatë karrierës së tij, Mandanda zhvilloi 555 ndeshje në Ligue 1 dhe u aktivizua 35 herë me fanellën e Francës, duke lënë gjurmë të forta në historinë e futbollit francez.



Read it all at Bota Sot