Besa ndryshon

- Bota Sot

Besa ndryshon

Nuk do të jetë më “Roza Haxhiu” stadiumi ku Besa do të luajë ndeshjet si pritëse.

Kavajasit kanë ndryshuar sërish destinacion dhe tashmë rikthehet te një nga stadiumet që e njohim mjaft mirë.

Stadiumi i Luzit të vogël do të jetë “shtëpia” e Besës për këtë sezon. Kështu kavajasit do të presin në këtë impiant të gjithë rivalët e tyre në ndeshjet si pritëse.

Siç dihet në këtë stadium janë bërë disa rikontruksione dhe janë përmirësuar kushte.

Kjo u ka dhënë mundësinë drejtuesve ta zgjedhin si shtëpinë e tyre për këtë sezon, pasi ofron kushtet optimale për të zhvilluar ndeshjet e kësaj kategorie.



Read it all at Bota Sot