Slot: Nuk kam arsye të ankohem

- Bota Sot

Slot: Nuk kam arsye të ankohem

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, bëri një vlerësim të çështjeve të merkatos së verës.

"Si gjithmonë, ne përpiqemi të nënshkruajmë lojtarë që mund të na ndihmojnë, por pas ndeshjeve të para nuk ka arsye të ankohemi.

Nëse mund ta forcojmë skuadrën, do ta bëjmë, me kusht që të kemi lojtarin e duhur me çmimin e duhur”, tha Slot

Ai diskutoi rëndësinë e moshumbjes së pikëve në këto javë të para:

“Kur ndoddhesh në krye të renditjes luan më mirë. Mund të humbasësh disa pikë, por jo shumë. Nuk do të habitesha nëse asnjë ekip nuk arrin të kalojë 100 pikë, duke pasur parasysh forcën e Premier League.

Gjëja më e mirë është të mos humbasësh asnjë pikë”.

“Tani rikthehemi të luajmë pas pushimit dhe do të jetë e rëndësishme të grumbullojmë pikë në kampionat dhe në Champions.

Nis një periudhë e vështirë për Liverpool dhe skuadrat e tjera. Duhet të jemi gati dhe të shfrytëzojmë të gjithë lojtarët që erdhën në merkato”, tha Slot.



Read it all at Bota Sot