Edon Zhegrova është paraqitur sot në konferencë për shtyp për herë të parë që nga transferimi i tij në Juventus.
Ylli nga Kosova ka folur për ditët e para në eksperiencën “Bianconere”, për të vazhduar më pas për ëndrrën për të luajtur në një klub të madh evropian, mundësinë që ia dha kryeministri shqiptar, Edi Rama për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, derbi me Interin, ku pritet të mungojë dhe synimin për të fituar trofe të shumtë me Juventusin,.
Zhegrova : Jam i lumtur që jam këtu dhe për mikpritjen që e kam marrë: më ka bindur Juventusi, kam ëndërruar gjithmonë të luaj në një skuadër të rëndësishme si kjo. E njoh David dhe mendoj të jap edhe unë si ai kontribut për skuadrën.
Zhegrova : Kam ëndërruar gjithmonë të luaj në një klub të madh si ky: sapo kam biseduar me drejtuesit e Juventusit e kam kuptuar se kishte interesim serioz dhe ëndrra ime do të mundë të bëhej realitet.”
Zhegrova : Kryeministri i Shqipërisë është tifoz i madh i Juventusit dhe dëshironte të ma jepte pasaportën shqiptare dhe për mua është e rëndësishme. Më ka ndihmuar shumë dhe do t’ia jap fanellën time të parë”.