Interi mbetet i interesuar për mesfushorin e Romës, Manu Kone, veçanërisht pasi Giallorossët kanë nevojë për rreth 90 milionë euro për tiu përmbajtur rregullave të Fair Play Financiar.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi pritet të bëjë një përpjekje të re për të nënshkruar me mesfushorin e Romës, Kone, në afatin kalimtar të janarit.
Nerazzurrët kishin hapur bisedime për lojtarin francez gjatë verës, duke dërguar një ofertë që tejkalonte 40 milionë euro.
Roma fillimisht dukej e gatshme ta finalizonte transferimin, por pronarët e menduan dy herë dhe vendosën ta mbanin francezin në kryeqytet.