Maqedonia U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër kombëtares së Qipros më 16 dhe 18 shtator në Radovish.
Selektori i Maqedonisë së Veriut U-17, Vlladimir Kolev, ka ftuar edhe disa shqiptarë.
Shqiptarët e ftuar janë: portier Rinor Ceka (Shkëndija), mesfushë Blendi Laçka (Fenerbahce), Turqi), Soner Rakipi (Shkëndija), Endrid Ganiu (Prishtina, Kosovë), Seid Rufati (Shkëndija) dhe në sulm Isa Mustafa (Park).
Ndeshjet në stadiumin në Radovish do të luhen në orën 15:30 (16 shtator) dhe në orën 13:00 (18 shtator). Maqedonia U-17 do të luajë turneun kualifikues për Fazën Elite të Kampionatit Evropian në tetor.
Kundërshtarët në grup i ka Hungarinë (8 tetor), Republikën Çeke (11 tetor) dhe Gjibraltarin (14 tetor).