Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me sfida tepër interesante.
E diela do të sjellë emocionet e javës së katërt, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja e rivalëve të vjetër, Prishtina – Drita, derbi që gjithmonë ka prodhuar dramë dhe spektakël në fushë.
Ballafaqimi mes prishtinasve dhe gjilanasve do të luhet nën dritën e reflektorëve, duke nisur nga ora 20:45.
Megjithatë, edhe sfidat tjera të kësaj xhiroje pritet të jenë joshëse, pasi katër ndeshje do të zhvillohen më herët gjatë ditës, që nga ora 15:00.
Superliga /Java e katërt
Të dielën takohen:
15:00 | Ballkani – Drenica
15:00 | Dukagjini – Ferizaj
15:00 | Gjilani – Malisheva
15:00 | Prishtina e Re – Llapi
20:45 | Prishtina – Drita