Nesër do të luhet derbi shqiptar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshja mes Shkëndijes dhe Bashkimit të Kumanovës do të luhet në Tetovë në orën 15:30.
Ky derbi gjykohet nga gjyqtari Fatmir Bafto, i ndihmuar nga Misho Gjorgjieski e Razme Bakraçeski.
Shkëndija është në vend të katërt me 7 pikë (një ndeshje më pak) sa ka edhe Bashkimi që gjendet një pozitë më poshtë.