Andre Onana është larguar nga Manchester United për t’u bashkuar me Trabzonspor në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit.
Klubi turk do të paguajë të gjitha pagat e portierit kamerunas, por ata nuk kanë asnjë mundësi ose detyrim për ta blerë atë.
Onana, i cili i kushtoi Unitedit gati 55 milionë euro kur u bashkua nga Interi dy vjet më parë, u lejua të largohej pasi Ruben Amorim solli portierin Senne Lammens nga Antwerp për rreth 21 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Largimin e tij e konfirmoi vetë klubi anglez, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Andre Onana ka përfunduar një transferim në formë huazimi te skuadra turke Trabzonspor. Fat të mbarë për pjesën e mbetur të sezonit 2025/26, Andre”, shkroi United në X.
Portieri kamerunas erdhi në United në kohën e ish-trajnerit të tij në Ajax, Erik ten Hag, duke u bërë portieri i tretë më i shtrenjtë në histori në atë kohë