Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë realizuar për herë të parë dy koronografi të pavarura nga ekipi vendor i Kardiologjisë Invazive, pa asistencën e QKUK-së.
Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të brendshme dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientët. Procedurat do të kryhen nga kardiologët Dr. Fazli Berisha, Dr. Ramiz Kadriaj dhe Dr. Fati Tamnik, sipas listës së pritjes.
Deri tani, ky shërbim ka realizuar 873 koronografi dhe 301 stentime që nga fillimi i punës më 14 qershor 2024.
Ekipi është përgëzuar nga u.d. drejtori ekzekutiv, Dr. Shefki Xharra, për profesionalizmin dhe përkushtimin.