Nisi sezonin me gol, Eraldo Çinari reagon

- Bota Sot

Nisi sezonin me gol, Eraldo Çinari reagon

Eraldo Çinari e ka nisur siç duhet sezonin e ri në kampionatin arab.

Shkodrani arriti të gjente menjëherë golin te Al Jabalain.

Në javën e parë të ligës së dytë të futbollit arab, ekipi i 28-vjeçarit luajti në transfertë kundër Al Batin. Ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së Çinarit.

Shkodrani hapi serinë e golave, duke ndihmuar ekipin të siguronte 3 pikët.

Pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale, me sulmesin që shprehet i lumtur për golin dhe fitoren e skuadrës, dnërsa shkruan se sezoni ka nisur siç duhet.

“Mënyra perfekte për të filluar sezonin. Gol dhe fitore”, ka shkruar shkodrani.



Read it all at Bota Sot