Mbrojtësi francez i Chelseat, Axel Disasi, ka zbuluar arsyen pse e refuzoi transferimin te West Ham United në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Disasi, i cili është lënë jashtë planeve nga trajneri Enzo Maresca dhe i është sugjeruar të gjejë një klub të ri, tha se oferta e Monacos e preku emocionalisht dhe ia ndryshoi mendjen.
“Në periudhën mes ofertave nga Bournemouth dhe West Ham, erdhi Monaco dhe kjo më goditi emocionalisht. Kam kaluar tre vite të jashtëzakonshme atje. Kur ata erdhën, më erdhën ndër mend të gjitha kujtimet. Monaco është shtëpia ime,” tha Disasi për La Media Carre.
Ai shtoi se shpresonte që Chelsea ta lejonte të largohej në formë huazimi:
“Unë e shtyva deri në minutën e fundit për t’u kthyer te Monaco”.