Akanji: Qetësia është forca ime

- Bota Sot

Akanji: Qetësia është forca ime

Debutimi i Manuel Akanji-t në Serie A do të vijë menjëherë në një ndeshje të madhe: përballë Juventusit, në Derbin e Italisë. I transferuar nga Manchester City, mbrojtësi zviceran nuk e fsheh emocionin, por thekson se nuk frikësohet nga sfida të tilla: “Jam mësuar me ndeshje të këtij niveli. Qetësia është forca ime në fushë.”

Në një intervistë për Dazn, Akanji shpjegoi pse zgjodhi zikaltrit: “Ishte shumë e thjeshtë, Interi është një nga klubet më të mira në Europë.” Ai zbuloi gjithashtu se fanella e parë që ka pasur si fëmijë ka qenë ajo e Christian Vierit, një rastësi që sot merr një kuptim të veçantë.

Për futbollin italian, ai tha: “Është shumë taktik dhe kompleks, ndryshe nga Anglia ku mbizotëron shpejtësia dhe fiziku. Do të duhet të përshtatem, por mezi e pres.” Idhulli i tij si mbrojtës ka qenë gjithmonë Thiago Silva, ndërsa si fëmijë ndiqte Raul-in e Real Madridit.

Akanji vlerësoi mirëpritjen e shokëve të rinj, përmend veçanërisht emra si Sommer, Lautaro e Dumfries, si dhe bashkëkombësin Ricardo Rodriguez që e ndihmoi të ambientohej në Milano. “Ndihma e tyre më bëri të ndihem menjëherë pjesë e klubit,” tha ai.

Sa u përket objektivave, zvicerani është i qartë: “Kur luan për Interin, synimi është gjithmonë të fitosh kampionatin dhe Champions League.” Ai mezi pret të zbresë në fushë në ‘San Siro’, që e cilëson një nga stadiumet më të bukura të Europës.

Në fund, mbrojtësi 30-vjeçar konfirmoi se ka ndër mend të mësojë italishten dhe është i motivuar për këtë kapitull të ri të karrierës së tij.



Read it all at Bota Sot