Legjenda e futbollit anglez, John Terry ka parashikuar fituesin e Premier League për sezonin 2025/26.
Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Terry e sheh Liverpoolin si favorit, për nga niveli i skuadrës dhe për një arsye tjetër.
Ish-mbrojtësi i Chelseat thotë se “The Reds” kanë motivim për të fituar, kjo edhe për shkak të rastit tragjik, vdekjes së Diogo Jotas.
“Ata kanë një motivim të madh, një humbje e dhimbëshme e Diogo Jotas. Për këtë arsye, shpresoj shumë që Liverpooli të jetë fitues.
“Liverpooli është skuadra më e fortë. Manchester City ka treguar dobësi. Kurse Chelsea mendoj se nuk ka eksperiencë në skuadër për të luftuar”, u shpreh legjenda e futbollit
Liverpooli i Arne Slot është në pozitën e parë në tabelë me 9 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Chelsea (7).