Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jack Grealish ka fituar çmimin e “futbollistit të muajit” në Premier League.
Grealish u largua nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai shkoi te Evertoni ku në këtë fillim të sezonit ka bërë katër asiste në tri ndeshje.
Sulmuesi anësor mori këtë çmim si dhuratë për ditëlindje nga bashkëlojtari i tij, Kiernan.