Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes derbi gjatë vikendit, ndaj Manchester City.
Amorim tregoi gjatë kësaj konference se kush është portieri i parë i “Djajve të Kuq”.
“Altay Bayindir është portieri i parë dhe starton ndaj Manchester Cityt.
Jam i lumtur edhe me Lammens, ka potencial. Jemi në një moment, ku portierët duhet të jetë të fortë dhe me eksperiencë”, u shpreh Ruben Amorim
Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” dje larguan nga skuadra portierin, Andre Onana – i cili nënshkroi me Trabzonsporin në Turqi.