Vetëm tri javë kampi onati e mgjithatë shi frat janë shifra dhe të apasionuarit, por sidomos trajnerët në bilancin e tyre bazohen edhe në ecurinë e skuadrës sipas statistikave. Këtë gjë ka bërë edhe Reali Madridit, duke tregur një bilanc pozitiv në 270 minuta e para në LaLiga. Ata kanë pësuar një gol në të tre ndeshje deri më tani.
Përtej statistikave më ilustruese në lidhje me performancën mbrojtëse të ekipit të Çabi Alonsos, statistikat mbështesin përpjekjen kolektive të grupit. Mbrojtja e Madridit ka lejuar vetëm 17 gjuajtje nga kundërshtarët në ndeshjet kundër Osasunës (dy), Oviedos (gjashtë) dhe Mallorcës (nëntë). E nëse do vazhdonim mebilance, këto shifra janë më të mirat që Madridi ka pasur që nga sezoni 2008-09, i pari për të cilin ka statistika të hollësishme. Është rekordi më i ulët për një ekip që atëherë.
Për ta vënë këtë në kontekst, sezonin e kaluar, nën drejtimin e Karlo Ançelotit, Real Madridi lejoi gjithsej 27 gjuajtje, krahasuar me 40 në sezonin 2023-24. Pavarësisht kësaj, Real Madridi fitoi pesë nga gjashtë titujt, përfshirë Ligën e Kampioneve dhe La Ligën. Të gjithë shkruajnë, të gjithë japin opinionet e tyre, ato por që vlejnë, sidomos kur vinë nga ish-ftbollistë qëkanë lënë shenjë në këtë skuadër. Një prej tyre është Majkëll Ouen, i cili ka fituar topin e artë në sezonin 2001.
Ish-sulmuesi i Real Madridit, foli për Kilian Mbape në podkastin e Rio Ferdinand. Anglezi beson se sulmuesi i Real Madridit jo vetëm që garanton gola si sulmuesit e tjerë të mëdhenj sot, por gjithashtu zotëron aftësinë për të vendosur i vetëm ndeshjet me shpejtësinë, driblimin dhe aftësitë e tij teknike. Për Ouen, ky kombinim talenti dhe vendosmërie e bën numrin 10 të Real Madridit lojtarin më të mirë në botë për momentin. Në të njëtën kohë Ouen shprehet se jo vetëm mbrojtja, por është e gjithë skuadra, e cila punon në unison dhe është pikërisht kjo ajo që e bën këtë ekip shumë kompakt.
Për të gjetur rekorde të ngjashme, megjithëse inferiore, duhet të kthehesh në sezonin 2010-11, sezoni i parë i Zhoze Mourinjos në krye të Real Madridit. Ekipi atëherë u dallua për soliditetin e tij (33 gola të pësuar në La Liga), por mbi të gjitha për një sulm të udhëhequr nga Kristiano Ronaldo. Në La Liga, ata arritën 92 pikë, por Barcelona kishtë më shumë 96.
Për t’i krahasuar shifrat e këtij sezoni, në këtë kontekst, ato vetëm 17 gjuajtje janë një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me 26 gjuajtjet e sezonit 2016-17, sezoni i dytë i Zidanes në krye të ekipit. Një skuadër që nuk njihte limite dhe fitonte pesë tituj nga gjashtë, përfshirë LaLigën dhe Ligën e Kampionëve. Në sezonin 2021-22 , nën drejtimin e Ancelottit, skuadra u përball me 31 gjuajtje në tre ndeshjet e para të LaLigës, gjë që nuk i pengoi ata të fitonin titullin në Spanjë si dhe Kupën e 14-të Evropiane.