Ish-kapiteni i Partizanit tund rrjetën në Premier League

- Bota Sot

Ish-kapiteni i Partizanit tund rrjetën në Premier League

Tedi Cara është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Oleksandriya po fiton përballë LNZ Cherkasy.

Sfida e vlefshme për javën e 5-të të Premier League ukrainase, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht ish-kapiteni i Partizanit, ai që gjeti rrugën e rrjetës. Sulmuesi kavajas shënoi gol në minutën e 12-të, duke “tundur rrjetën” e portierit kundërshtar.

Kujtojmë se ky është goli i parë për Carën në këtë sezon të kampionatit ukrainas.



Read it all at Bota Sot