Hamza kontribuoi në ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë

- Bota Sot

Hamza kontribuoi në ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë

Memetriza Hamza ishte pjesë e hpresave të Maqedonisë, që në këtë fillim shtatori zhvilloi dy ndeshje eliminatore në kuadër të ciklit të ri të eliminatoreve, për kualifikim në Europianin e vitit 2027…

:"Sulmuesi i krahut i Struga Trim Lum, Memetriza Hamza, ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira edicionin e ri, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë kombëtar. Pas paraqitjeve të mira me ekipin tonë, ku u paraqit si titullar në të gjitha 4 ndeshjet e sezonit të ri, Hamza, një gjë të tillë ka bërë edhe me ekipin përfaqësues futbollistik të Maqedonisë U21.

Futbollisti ynë ishte titullarë i padiskutueshëm në dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminatorë, për kualifikim në Europianin e vitit 2027 kundër Polonisë, gjegjësisht Italisë.

Dy ndeshje shumë të forta për ekipin e Goran Staniq, që megjithatë nuk i’a doli të marrë ndonjë pikë të vetme, duke pësuar dy disfata në ndeshjet e shtatorit në kuadër të grupit “E”.

Fillimisht shpresat e vendit u mundën 3:0 në transfertën në Krakov ndaj Polonisë, që më pas të pësojnë disfatë minimale 1:0 në ndeshjen kundër Italisë, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Petar Milloshevski” në qytetin e alfabetit, në Manastir.

Për Memetriza Hamza, ishin këto dy ndeshjet e para zyrtare me fanellën e përfaqësueses shpresa të vendit, pasi i njëjti deri më tani kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Kosovës.

Me paraqitjet e tij kundër Polonisë dhe Italisë, Hamza besojmë se ka kaluar provën dhe se i njëjti do të kontribuojë edhe në ndeshjet e ardhshme të përfaqësuesës U21 të Maqedonisë.

Ndeshjen e rradhës të besuarit e Goran Staniq do ta zhvillojnë me 10 tetor në shtëpi përballë Armenisë, ndërsa vetëm 4 ditë më vonë do të jenë mysafir të Malit të Zi.

Deri atëherë, Hamza do të përqëndrohet në ndeshjet kampionale me Struga Trim Lum, duke zhvilluar edhe më shumë formën e tij të mirë, në të cilën ndodhet.

I njëjti tashmë i është bashkuar skuadrës tonë dhe i gatshëm pret përballjen e së dielës kundër Tikveshit në Strugë", njofton FC Struga Trim Lum.



Read it all at Bota Sot