Supersfida e javës në Turqi, Ernest Muçi dhe Onana surprizohen nga Trabzonspori

- Bota Sot

Supersfida e javës në Turqi, Ernest Muçi dhe Onana surprizohen nga Trabzonspori

Trabzonspori do të luajë të dielën në transfertën e Fenerbahçes. Dhe kjo ndeshje është supersfida e javës së pestë në elitën e futbollit turk.

Mediat në Turqi raportojnë me siguri se Ernest Muçi dhe Andre Onana do e nisin nga minuta e parë. Lajm surprizues ky duke marrë parasysh se të dy futbollistët janë afrime së fundmi te Trabzonspori.

Si Muçi dhe Onana janë afruar si huazime te Trabzonspori. Besimi është i madh te sulmuesi shqiptar, që kërkon të bëjë më të mirën për t’u larguar nga Beshiktashi.

Sfida nesër e Trabzonsporit ndaj Fenerbahçes do të fillojë në orën 19:00. Aktualisht Trabzonspori ka 3 pikë më tepër në renditje.



Read it all at Bota Sot