Trajneri i Ilirisë kërcënon arbitrin

- Bota Sot

Trajneri i Ilirisë kërcënon arbitrin

Trajneri i portierëve të Ilirisë, Marjo Bytyçi dhe arbitri Laver Alla

Iliria u mposht dje nga Skënderbeu në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.

Ndërkohë që në përfundim të duelit, arbitrimi nga ana e Laver Allës solli irritimin e njërit prej pjesëtarëve të stafit të Ilirisë. Ishte pikërisht trajneri i portierëve, Marjo Bytyçi, i cili ndoqi gjyqtarin deri në hyrjen e tunelit të stadiumit.

Siç shihet në një video që po qarkullon në rrjet, Bytyçi shihet të kërcënojë arbitrin Alla.

 “Të q*fsha motrën, do e pësosh”, janë fjalët që trajneri dëgjohet t’i ketë thënë gjyqtarit të sfidës.



Read it all at Bota Sot